Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbardhet Konispoli, breshëri sa një top ping-pongu dëmton agrumet

FOTO/ Zbardhet Konispoli, breshëri sa një top ping-pongu dëmton agrumet

09:11, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ky shi i parë në këtë fillimvjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, po pa krijuar probleme.

Por ndryshe ka qenë kjo situatë në bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër.

Një breshër i pazakontë ku madhësia e tij shkonte sa një top ping-pongu, dhe për rrjedhojë ka dëmtuar shumë pemët, thotë kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, shkruan Syri.net.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 përqind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i madh.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco