Zjarr i madh në një punishte në Gjirokastër, shumë afër pikës së karburantit

Zjarr i madh në një punishte në Gjirokastër, shumë afër pikës së karburantit

07:56, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë një punishte kartonash në qytetin e Gjirokastrës. Flakët janë parë në orët e para të mëngjesit në punishten që ndodhet në lagjen “Zinxhira”  dhe shumë pranë një karburanti.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, njofton Panorama. Zjarri mësohet se ra fillimisht në një makineri.

Dyshimet e para janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka patur punonjës në momentin kur ka rënë zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco