Korçë, një burrë me kalë përplaset për vdekje nga makina

Korçë, një burrë me kalë përplaset për vdekje nga makina

07:14, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një burrë që udhëtonte me kalë mëngjesin e sotëm në aksin Korçë – Bilisht, ka humbur jetën. Edhe kali po ashtu ka ngordhur. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Neviçisht. Viktima është Hekuran Ramo, 70 vjeç, banor i fshatit Neviçisht.

Një makinë Volkswagen, që drejtohej nga 27-vjeçari E.G, banor i fshatit Pojan, e ka trembur kalin, i cili, në vend që të devijonte rrugën, i ka dalë asaj përpara duke shkaktuar përplasjen e fortë dhe vdekjen e 70-vjeçarit.

Policia ka bllokuar aksin Korçë - Bilisht dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e aksidentit. Sipas Policisë, "mëë datë 23.09.2020, rreth  orës 5:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco