Shkëmbim zjarri, policia qëllon dhe vret një person gjatë mbrëmjes

Shkëmbim zjarri, policia qëllon dhe vret një person gjatë mbrëmjes

23:07, 22/09/2020

Policia e Kosovës është konfrontuar me një person sonte në qytetin e Prizrenit. Ky person dyshohej se ka kryer veprën penale “tentim vrasje” dhe për të cilin kishte urdhërarrest.

Si rezultat i këtij konfrontimi, Policia e Kosovës ka vrarë këtë person.

Personi i dyshuar kishte filluar të gjuaj me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur njëjtë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, personit të dyshuar i është ofruar ndihma mjekësore është dërguar për trajtim mjekësor, por nuk aiu ka mbijetuar plagëve.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës: Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco