Rriten rastet me Covid në Arsim/ Edukatorja rezulton pozitive në Delvinë, izolohen 6 fëmijët e kopshtit

Rriten rastet me Covid në Arsim/ Edukatorja rezulton pozitive në Delvinë, izolohen 6 fëmijët e kopshtit

20:30, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër punonjëse e arsimit ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në institucionet arsimore të Delvinës.

Pas tamponit të kryer, edukatorja e kopshtit në qendër të qytezës ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas infoemacioneve ajo është asimptomatike dhe është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa janë izoluar edhe 6 fëmijët e kopshtit ku ajo punonte.

Ndërkohë, kopshti në fjalë ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese.

Kopshti do të qëndroj i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambjentin.

Gjithashtu edhe një e moshuar rreth 70 vjeç është infektuar me koronavirus, ajo është dërguar drejt Spitalit Infektiv pasi gjendja e saj ishte rënduar prej ditësh.

Priten përgjigjet e tamponëve për familjarët e të moshuarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco