Autorët e dy vrasjeve në Durrës nuk pranohen në burgun e qytetit të tyre/ Ja arsyet

Autorët e dy vrasjeve në Durrës nuk pranohen në burgun e qytetit të tyre/ Ja arsyet

20:07, 22/09/2020
A+ Aa A-

Pas seancës gjyqësore, Arbër Kote nuk është pranuar në burgun e Durrësit pasi ështe i biri i ish-drejtorit të burgut, Astrit Kote.

Në rrëfimin e tij pas arrestimit, Kote është shprehur se sherri nisi për një parkim. Ai tha se u godit me grushte nga viktima e për vetëmbrojtje, ai e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, tha autori.

Krimi ndodhi ditën e dielë, teksa Arbër Kote (shofer autobusi) goditi me thikë Idajet Dullën (furnizues i një marketi). Kujtojmë se Kote është djali i ish-drejtorit të Burgut të Durrësit, Astrit Kote, i arrestuar më 2016 nën akuzën e favorizimit të lirimit të Lulzim Berishës nga qelia.

Gjithashtu edhe Sergio Tatasi, i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, pasi ka perfunduar seanca gjyqësore, nuk është pranuar në burgun e Durrësit për të kryer denimin pasi ka mamanë e tij kuzhiniere në burg.

Si pasojë, të dy autorët janë transferuar në burgun e Fushë-Krujës për të kryer burgimin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari24/09/2020 16:04

WOW çfare lajmi !!

Shto koment

Denonco