Pistat e atentatit ndaj Shehajt: Nga ekzekutimi i kreut të ultrasve të Lacios te larja e hesapeve

Pistat e atentatit ndaj Shehajt: Nga ekzekutimi i kreut të ultrasve të Lacios te larja e hesapeve

19:47, 22/09/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Anti-Mafias do të koordinojë hetimin për atentatin me armë zjarri ndaj 38-vjeçarit shqiptar, Selavdi Shehaj, me një të shkuar kriminale që lidhet me drogën. Dosja kaloi në duart e zëvendësprokurorit Ilaria Calo.

Sipas asaj që është konstatuar deri më tani, dy burra me fytyra të mbuluara arritën në plazh me një motor dhe njëri nga të dy nxori armën duke plagosur rëndë Shehajn. Vrasësi më pas u end në turmë dhe arriti të humbte gjurmët. Viktima ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo në Romë.

Sipas hetimeve paraprake, autori kishte synim të qëllonte në pjesën e kokës me qëllim për t’i marrë jetën, por plumba e kapën në pjesën e trupit, njëri prej të cilëve në shtyllën kurrizore. Tani, viktima rrezikon të paralizohet.

“La Repubblica”, shkruan se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve për drogën.

Viktima u la i lirë nga arresti shtëpiak dy muaj më parë (pasi iu gjetën 5 kg drogë), pasi vuajti një dënim prej rreth dy vjet e gjysmë burg. Zona e Torvaianica, Ardea dhe Pomezia tashmë ka qenë objekt i vëmendjes së antimafias në të kaluarën. Çështja Torvaianica ka disa pika kontakti me vrasjen e Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, udhëheqës i tifozëve të Lacios.

Dinamika e pritës, me një vrapues të rremë, të kujton shumë atë që ndodhi në 'Parco degli Acquedotti' më 7 gusht të vitit të kaluar. Jo vetëm kaq: në këtë rast viktima ishte shqiptare dhe hetimet pas vdekjes së “Diablo” kishin nxjerrë në pah disa lidhje midis kreut të ultrasve dhe krimit të Evropës Lindore.

Gjurma kryesore e ndjekur nga hetuesi mbetet ajo e zgjidhjes së larjes së hesapeve, megjithëse Shehaj nuk ishte afër mjediseve të grupeve të mëdha kriminale të kryeqytetit, siç ishte ai i udhëhequr dikur nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”.

Për këtë arsye është me rëndësi të veçantë që karabinierët të jenë në gjendje të dëgjojnë 38-vjeçarin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të kuptojnë motivin e vrasjes në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco