Skenar hollivudian/ U miqësuan për ta vrarë, detaje nga vrasja e Regis Runajt

Skenar hollivudian/ U miqësuan për ta vrarë, detaje nga vrasja e Regis Runajt

19:21, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një skenar i denjë për një film të Hollivudit, që fatkeqësisht çoi në vrasjen e dy të rinjve në Elbasan. Vrasje të mirëmenduara, të studiuara dhe të realizuara me një qëllim sipas prokurorisë, hakmarrjen.

Bëhet fjalë për vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj më 29 korrik 2020 në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit. Vrasje, sipas prokurorisë, e porositur nga Erion Alibej, i arrestuar 4 ditë më parë, në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait Endrit Alibej, në dhjetor të vitit 2018.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se dy të akuzuarit Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha, të paguar nga Erion Alibej, organizuan planin e vrasjes. Kjo është një nga krimet për të cilat akuzohet Alibej, për të cilin prokuroria kërkoi arrestin me burg, të pranuar nga gjykata.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i kësaj vepre penale, duke vepruar në rolin e ekzekutorit, ka qenë Euglen Halili, ndërsa autor të rolin e organizatorit ka qenë Xhuljano Hoxha. Halili e ka qëlluar viktimën me thikë fillimisht në pjesën e qafës ndërsa kanë qenë duke lëvizur të dy në të njëjtin motomjet dhe më pas e ka qëlluar gjithsej 27 herë.

DINAMIKA
'Halili dhe Hoxha kishin filluar të shoqëroheshin me viktimën Regis rreth 10 ditë përpara ngjarjes. Sipas prokurorisë, qëllimi i këtij shoqërimi në dukje shoqëror ka qenë që të krijonin marrëdhënie njohje dhe besimi në funksion të realizimit të qëllimi final, pra të vrasjes së viktimës. Ditën e ngjarjes, Halili dhe Hoxha kanë lëvizur nga lokal “Beni” i cili ndodhet poshtë pallatit ku banon viktima në drejtim të një vendi i quajtur “Parku” në afërsi të varrezave të qytetit.

Së bashku me ata, kanë qenë edhe tre persona të tjerë. Euglen Halili ka shkuar në këtë vend me motomjetin e tij së bashku me viktimën, ndërsa personat e tjetër kanë shkuar me automjetin në pronësi të të hetuarit Xhuljano Hoxha.

Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, tre personat e tjerë janë kthyer në këmbë, ndërsa shtetasi Euglen dhe viktima Regis janë kthyer me motomjet. Në drejtim të këtij mjeti ka qenë viktima, ndërsa shtetasi Euglen si pasagjer në sediljen e pasme. Në një moment, shtetasi Euglen i ka kërkuar viktimës të ndalonte motorin dhe sapo ai ka ulur shpejtësinë, Eugleni e ka qëlluar me thikë një herë në pjesën e qafës dhe më pas dhe disa herë të tjera në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.45'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco