VIDEO/ Epidemiologia për SYRI TV: Ja 6 zonat e kuqe të koronavirusit në Tiranë

VIDEO/ Epidemiologia për SYRI TV: Ja 6 zonat e kuqe të koronavirusit në Tiranë

19:12, 22/09/2020
A+ Aa A-

Në Tiranë janë 6 zona të kuqe të Covid-19. Epidemiologia Ermelinda Murati në një intervistë për Syri TV tregon se Kamza, Paskuqani, Kodra e Diellit dhe Astiri janë zonat më të prekura nga koronavirusi sepse kanë densitet të madh të popullsisë.  Ndërkohë vendet e punës mbeten vatër e infektimet dhe përhapjes së Covid-19.

Më shumë se gjysma e të infektuarve me Covid-19 ndodhen ne Tiranë, e cila duket se është vatra kryesore e këtij virusi.   Epidemiologia Ermelinda Murati në një intervistë për Syri Tv ka treguar zonat e kuqe të kryeqytetit që kanë numrin me te madh të të prekurve me koronavirus. Sipas saj, zona e Freskut, Kodra e Diellit, Astiri, Kamza, Paskuqani dhe rruga Medar Shtylla kanë numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19.

Sipas epidemiologes, vendet e punës janë kthyer tashmë në transmetime komunitare të koronavirusit. Teksa ka theksuar se ka pasur raste të dyshuara edhe ne shkolla.

Murati është shprehur se në infektimet e zonave ndikon edhe densiteti i popullsisë, por ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe distancimi social pasi infektimet së fundmi janë përhapur tek moshat e reja.

Vatrat e Covid-19 në Tiranë

-Zona e Freskut

-Zona e Astirit

-Zona Paskuqan

-Rruga ‘Medar Shtylla’

-Kodra e Diellit

-Kamza

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco