U la në arrest shtëpie pas disa muaj burg, shqiptari nuk e harron zakonin/ Policia dyshoi dhe zbuloi sërish...

U la në arrest shtëpie pas disa muaj burg, shqiptari nuk e harron zakonin/ Policia dyshoi dhe zbuloi sërish...

19:16, 22/09/2020
A+ Aa A-

Pasi u kap duke trasportuar gjysmë kg kokainë, një shqiptar u dënua me 1 vit burg .

pas dy muajsh në qeli, shqiptari u vendos më pas në arrest shtëpiak.

Pavarësisht masës së vendosur, dyshimet për rifillimin e tij në biznesin e tregtisë u bënë gjithnjë e më konkrete.

Pas =diten e së premtes së shkuar, policia, duke pasur parasysh afrimin e fundjavës kur konsumi rritet dhe si pasojë, shitja e drogës arrin kulmin më të lartë, e vunë nën vëzhgim shtëpinë e tij.

Shumë pak minuta u deshën që policia e Pesaro-s të kuptonte se dyshimet ishin të bazuara.

Në fakt, nën shtëpinë e burrit, një klient i rregullt i shqiptarit që sapo kishte dalë nga shtëpia e tij u bllokua dhe iu nënshtrua kontrollit. Atij iu gjetën dy doza kokainë prej 3 gramësh.

Kontrolli i mëvonshëm në shtëpinë e shqiptarit çoi në sekuestrimin e tre pakova të vogla me gjithsej rreth 80 gr. kokainë, e fshehur brenda një kavanozi.

Për më tepër, në xhepin e një xhakete të vendosur në një dollap, u gjet shuma e parave prej rreth 11,000 €, të cilat u sekuestruan.

Si pasojë, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua përsëri në burgun Villa Fastiggi.

Arrestimi më pas u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi kujdestarinë paraprake në burg të të dyshuarit./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco