Ndërpritet mësimi në Gjirokastër/ Një nxënës i klasës së 5-të, 2 të tjerë në gjimnaz dhe 1 mësues me Covid

Ndërpritet mësimi në Gjirokastër/ Një nxënës i klasës së 5-të, 2 të tjerë në gjimnaz dhe 1 mësues me Covid

17:22, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ka rezultuar poziriv me COVID-19 një nxënës në klasën e 5-të në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Sipas informacioneve, fëmija është infektuar nga nëna punonjëse në fasoneri.

Pak ditë më parë, në këtë biznes u konfirmuan pozitiv 15 punonjës.

Nga të dhënat, rezulton se në shkollën “Koto Hoxhi” është numri më i lartë i nxënësve në Bashkinë e Gjirokastrës.

Ndërkohë, janë marrë tamponë për të gjithë klasën dhe mësuesit dhe është ndërprerë mësimi në klasën e 5-të të shkollës “Koto Hoxhi”, por dhe në gjimnazin “Siri Shapllo”.

Bëhet me dije se janë dy nxënës të infektuar në këtë gjimnaz, një në klasën e 10-të dhe një tjetër në të 12-tën, si dhe një mësues.

Janë rreth 1000 nxënës që mësojnë në këtë shkollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco