Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet adoleshenti pas disa orë kërkimesh

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet adoleshenti pas disa orë kërkimesh

17:22, 22/09/2020
A+ Aa A-

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet adoleshenti pas disa orë kërkimesh

Policia e Durrësit ka arrestuar pas disa orë kërkimesh, autorin e plagosjes me thikë të ndodhur në mesditë në Sukth.

Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme "Shqiponajt", kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori  i dyshuar i plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme,  shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco