Detaje nga plagosja në Sukth/ Ishin konfliktuar tre ditë më parë, ja si i shpëtoi 17 vjeçari goditjes me sëpatë

Detaje nga plagosja në Sukth/ Ishin konfliktuar tre ditë më parë, ja si i shpëtoi 17 vjeçari goditjes me sëpatë

17:10, 22/09/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detajet e para nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Durrës, ku 17 vjeçari, identifikuar si Elvin Zira, u qëllua me thike pas një sherri dhe përfundoi në spital në gjendje kritike.

Sipas informacioneve, dy te rinjtë që u përfshinë sot në sherrin që degjeneroi në përdorimin e thikës, ishin konfliktuar për motive të dobëta tre ditë më parë.

Ditën e sotme, ata kishin lënë takim në Sukth për t’u sqaruar, por secili kishte marrë me vete edhe shoqërinë e vet.

Në debat e sipër, ata janë konfliktuar fizikisht, janë sharë dhe përleshur. Në këtë moment, autori ka qëlluar me thike 17 vjeçarin, ndërsa një nga shokët e kundërshtarit ka tentuar ta qëlloje me sëpatë, por për fat të mirë 17 vjeçari i është shmangur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Stalla”, e që aty, deri në qendër të Sukthit, i riu ka shkuar në këmbë duke mbajtur plagën me dorë.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të tijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco