Trafik klandestinësh nga Lindja e Mesme, arrestohet rastësisht siriani në Pogradec

Trafik klandestinësh nga Lindja e Mesme, arrestohet rastësisht siriani në Pogradec

16:56, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është arrestuar në Pogradec një sirian, i cili dyshohet se organizonte trafikun e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve nga komisariati i Pogradecit, ky shtetas është arrestuar rastësisht në mjetin e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu bëhet me dije se ka qenë sekuestrimi i telefonit ai që ka nxjerr zbuluar këtë person, duke nxjerr të gjithë personat e kontaktit dhe bisedat që kishte zhvilluar gjatë këtyre muajve.

Personi në fjalë ka qenë për rreth 4 muaj në lëvizje në qytete të ndryshme të qarkut dhe jashtë tij, duke organizuar trafikun e emigrantëve që nga vendet e origjinës e deri në Tiranë apo nëpër vendet e tjera të BE.

Policia ka dyshime që mundet ta ketë arrestuar edhe herë të tjera të njëjtin person, i cili ka përdorur identitete te ndryshme, por një kontroll i detajuar është bërë pikërisht tani kur kanë sekuestruar edhe telefonin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco