EMRI/ Kapet Lezhjani me dy emigrantë të paligjshëm në ‘Ford’, do i çonte në BE Foto ilustruese

EMRI/ Kapet Lezhjani me dy emigrantë të paligjshëm në ‘Ford’, do i çonte në BE

14:02, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi është kapur duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se Erik Gjergji i kishte kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton ndër të tjera policia.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të operacionit policor “Perimetri” është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco