VIDEO/ Gjykata jep masën për 5 autorët e vrasjes në Durrës, si shkoi ngjarja nga shkopinjtë te vrasja

VIDEO/ Gjykata jep masën për 5 autorët e vrasjes në Durrës, si shkoi ngjarja nga shkopinjtë te vrasja

12:48, 22/09/2020
A+ Aa A-

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për pesë të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Armando Baboçi.

Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tati janë lënë në ‘arrest me burg’, ndërsa Endri Cimo dhe Argit Kastrioti janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit, ku viktimë mbeti Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa i plagosur dajli i tij, që kishte ndërruar mbiemër, Erald Gjini, 19 vjeç.

Klodian Daci si autor, Henri Tatasi dhe Serxho Tatasi akuzohen për vrasje në bashkëpunim. Mësohet se sherrin e kanë nisur Daci me Erald Gjinin, ndërkohë që Henri Tatasi dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për moskallëzim krimi.

Sipas Policisë, babë e bir u qëlluan pas sherrit që patën me një grup djemsh, 5 prej të cileve u arrestuan, ndërsa tre janë shpallur në kërkim.

Fillimisht sherri nis mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit. Policia tha zyrtarisht se sherri mes tyre ka nisur për çështje banale. Ndërsa situata ka agravuar kur kanë nisur të përdorin sende të forta ndërmjet tyre.

39- vjeçari dhe djali i tij, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë tentuar të largohen nga duart e kundërshtarëve, por pa rezultat.

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Tatasi mbante me vetë një armë zjarri, çka ka çuar në agravim të situatës, duke e nxjerrë atë dhe duke qëlluar ndaj babë e bir. Ky i fundit ka marrë një plagë në dorë, ndërsa i ati u plagos në bark, plagë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Babë e bir u dërguan menjëherë në spital, por Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Ndërkohë, Policia ka bërë shoqërimin e gjashtë personave që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të pranishëm momentin kur ndodhi sherri mes dy palëve. Ata kanë treguar gjithçka kanë parë dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa prej sendeve të forta që u përdorën gjatë sherrit janë gjetur të shpërndara në rrugët e Lagjes numër 13.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco