Bosi i kokainës Dizdari ishte i paprekshëm në Shqipëri, ja përse kanë zgjedhur Dubain

Bosi i kokainës Dizdari ishte i paprekshëm në Shqipëri, ja përse kanë zgjedhur Dubain

12:17, 22/09/2020
A+ Aa A-

Mbrëmja e djeshme e emisionit “Opinion” në puntatën e parë i është kushtuar shkatërrimit të organizatës, “Kompani Bello”, arrestimit të Eldi Dizdarit në Dubai dhe operacionit policor ndërkombëtarë “Los Blancos”.

Mes të tjerave gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar se si shqiptarët kanë arritur të bëjnë ortakëri me kartelet në Ekuador, si çmimin e 1 kilogrami lënde narkotike kokainë në këtë vend blihet me shumicë për vetëm 1000 dollarë dhe shitet në Europë deri në 25 mijë euro.

“Në Ekuador blihet me 1,000 dollarë, dhe vjen në Europë me 25 mijë 26 mijë euro, por e blen vetëm ai që është atje dhe e sjell bashkë me ngarkesën e tij”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai ka dhënë detaje të reja mbi operacionin “Los Blancos”, i shtrirë në të paktën 10 vende dhe që goditi një grup të fuqishëm të trafikimit të drogave të forta.

Mes 5 shqiptarëve që bënin pjesë në këtë grup ishte dhe Eldi Dizdari, i cili cilësohet si një prej personave kyç në trafikun ndërkombëtar të drogave të rënda. Gazetari tha se Eldi Dizdari është vendosur atje pas konfliktit me Ervin Mataj më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut.

“Ai është vendosur në Dubai pas ngjarjes. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Grupet kryesore shqiptare që merren me trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë janë zhvendosur atje për të investuar sepse kanë fituar shuma marramendëse dhe për t’ju larguar vëmendjes. Shqipëria për ta është problem i konflikteve me njëri-tjetrin, nuk është problem autoritetesh”, tha Hoxha

Gjithashtu ai zbuloi se Eldi Dizdari dhe organizata për të cilën punonte kishte lidhje dhe mbrojtje nga autoritet në Shqipëri. Sipas Hoxhës ai nuk do të ishte arrestuar nëse do të ndodhej në Shqipëri, sepse në vendin tonë ai ishte i paprekshëm.

“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Nga Firence ka nisur dhe më pas janë ndjekur se ku shkonin fijet.  Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ndodhej në Dubai, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar”, u shpreh Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco