Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Aksident i fortë në Bërxull me 3 të plagosur, mes tyre policë

Aksident i fortë në Bërxull me 3 të plagosur, mes tyre policë

10:08, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Bërxull të Tiranës. Policia njofton, se sipas të dhënave paraprake janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë plagosur 3 persona. Mësohet se dy prej tyre janë punonjës policie që lëviznin me makinë personale.

Policia e Tiranës tha se më datë 22.09.2020, rreth orës 9:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxull, janë përfshirë në përplasje mjeti i drejtuar nga K.M dhe me pasagjer V.Zh me një automjet të drejtuar nga A.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco