Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin, del para gjykatës i arrestuari

Vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin, del para gjykatës i arrestuari

08:56, 22/09/2020
A+ Aa A-

I nguli thikën në zemër 33-vjeçarit, djali ish-drejtorit u përball me drejtësinë ditën e sotme. Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e të premtes në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë një djalë 33-vjeçar pas disa goditjeve me thikë nga Arbër Kote 26-vjeç.

Gjithçka nisi me parkimin e një autobuzi ngau bë shkak që të nisë një konflikt. Kote pasi është ofenduar nga 33-vjeçari nxorri thikën dhe e qëlloi disa herë derisa e la të vdekur. Arbër Kote ka pranuar krimin e rëndë ndërkohë që ka theksuar se e ka ndërmarrë aktin për vetëmbrojtje.

26-vjeçari ka deklariar paraprakisht se:

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grusht. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrisja. Thjesht mendova vetëm të mbrohesha.”

Gjykata mesohet se ka dhëne masën e arrestit me burg për 26 vjeçarin i vili ka shprehur pendesë gjate seancës së sotme. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco