Detajet/ Vrasja e Bujar Çelës, arrestohet një person me armë zjarri

Detajet/ Vrasja e Bujar Çelës, arrestohet një person me armë zjarri

21:28, 21/09/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një person, të dyshuar për lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, të ndodhur tri ditë më parë në Elbasan.

Arrestimi është bërë në fshatin Përparim, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit dhe arsyeja e ndalimit.

Personi është ndaluar me armë zjarri tip pistoletë pa leje, por nuk dihet çfarë lidhje ka.

Grupi hetimor po kështu ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshkë, me qëllim dokumentimin e vrasjes së Bujar Çelës.

Bujar Çela ishte vëllai i Taho Çcelës, i shumëkërkuar për grabitjen e milionave eurove në Rinas.

Tre pika kontrolli janë ngritur nga FNSH, një në afërsi të vendit ku u ekzekutua 50 vjeçari, një në hyrje të Peqinit dhe një në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco