Bilanc lufte/ Java nis e përgjakshme, 2 të vdekur, 8 të plagosur në rrugët e Shqipërisë

Bilanc lufte/ Java nis e përgjakshme, 2 të vdekur, 8 të plagosur në rrugët e Shqipërisë

21:02, 21/09/2020
A+ Aa A-

Aksidentet rrugore shënuan një tjetër bilanc tragjik këtë të hënë.

Dy viktima e tetë të plagosur. Një i moshuar humbi jetën mesditën e kësaj të hëne në aksin Peqin-Elbasan.

Ai ishte duke lëvizur me motoçikletë në afërsi të fshati Gjocaj kur u përplas nga një makinë tip Benz. Nga goditja e fortë, i moshuari humbi jetën në vend në orët e para të mëngjesit në rrugën Shkodër – Hani Hotit.

Viktimë mbeti një 27 vjeçare, ndërsa u plagos bashkëshorti i saj. Edhe në Durrës një 70 vjeçar që lëvizte me biçikletë humbi jetën pasi u përplas mjet tip “Skoda”. Sipas policisë drejtuesi ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë tre persona mbeten po ashtu te plagosur në një aksident në aksin rrugor Dimal-Lushnje. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Poshnje, ku një furgon mallrash u përmbys në rrugë e për pasojë përplasi dy të moshuar që po lëviznin me biçikletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco