FOTO/ Arrestimi i Eldi Dizdarit, kush është vlonjati me nofkën ‘magazinieri’

FOTO/ Arrestimi i Eldi Dizdarit, kush është vlonjati me nofkën ‘magazinieri’

20:16, 21/09/2020
A+ Aa A-

Report Tv ka siguruar foton e Jorin Llambros (Magazinieri) djali i një inxhinieri ndërtimi dhe njëri nga tre vlonjatët e arrestuar në Shqipëri, si pjesë e kartelit më të madh shqiptar që trafikonte kokainë nga Ekuadori në disa vende të Bashkimit Europian. Babai i tij, Loni Llambro drejton një kompani projektimi në Vlorë me emrin “Jano”, kompani e cila është regjistruar si biznes në vitin 1995. Jorin Llambro bënte një jetë të qetë mes Vlorës dhe Tiranës. Në dosjen e prokurorisë Italiane ai konsiderohet në rolin e koordinatorit të kartelit dhe ishte përgjegjës për ngarkesat që vinin nga Ekuadori në portet e Holandës dhe më pas kryente, magazinimin e tyre.

Llambro rezulton të jetë ideatori i trafikut të 198 kg kokainë nga Holanda në Shqipëri, duke shfrytëzuar territorin e disa shteteve europiane. Sasia e drogës nuk është mundur që të futet në Shqipëri, pasi në datën 4 janar 2016 prokuroria e Antimafias së Firences, ka ndërhyrë duke kapur drogën në portin “Gioia Tauro” në “Reggio Calabria”, më datën 4 janar 2016. Ndërkohë Jorin Llambro, që prej datës 25 nëntor 2019 ishte shpallur si person në kërkim, pasi gjykata e Firences në Itali, kishte lëshuar një urdhër-arresti për akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve” narkotike dhe “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale”.

Pikërisht në këtë datë janë shpallur në kërkim dhe shtetasit e tjerë Shqiptarë, Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj, Eldi Dizdari, Lek Colaj, Gjergj Lesaj, Sokol Aliko (Memetaj), Robert Varga etj. Sipas vendimit të gjykatës së Firences tregohet se:“…Jorin Llambro, ka qenë pjesëtar në një shoqëri të gjerë dhe të fuqishme kriminale, që synonte trafikimin e drogës,kryesisht kokainë nga Amerika e Jugut në Itali dhe kjo gjë bëhej përmes Holandës.

Kjo shoqëri kriminalë përbëhej mbi të gjitha nga shtetas shqiptarë. Sasi të mëdha të drogës u transportuan në mënyrë të përsëritur nga Ekuadori, Amerika e Jugut në Holandë dhe prej andej në Itali dhe në vende të tjera të Evropës. Jorin Llambro, njihet si një ndërmjetës i kokainës i velit të lartë, veçanërisht midis shqiptarëve aktivë në trafikun e drogës, në të gjithë Europën. Për shkak të kësaj, Jorin Llambro ishte përgjithmonë në veprim përgjatë fazave të ndryshme të trafikut, nga dërgesa tek magazinimi e deri tek kontrabanda e mëtejshme në shtetet e tjera.Ndër episodet që Jorin Llambro, akuzohet nga autoritet gjyqësore italiane është transportimi i 198 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri përmes Italisë. Për fat të mirë, kjo ngarkesë e madhe ka përfunduar e kapur nga policia në portin “Gioia Tauro” në “Reggio Calabria” më datën 4 janar 2016…”.

Kujtojmë që për Jorin Llambron, gjyqtari i Vlorës Albert Spiro ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, kohë kjo e mjaftueshme që italianët të sjellin kërkesën për ekstradimin e tyre në Itali. Mandej në dosjen hetimore për dy të arrestuarit në Vlorë, Jorin Llambro dhe Elvis Jaupaj, thuhet se ky i fundit, Jaupaj gjatë periudhës 2016-2017 ka qëndruar me shtëpi në Holandë. Elvis Jaupaj, ishte përgjegjës për mbledhjen e pakove të mëdha dhe ngarkesave të kokainës të vinin nga Ekuadori. Në të njëjtë kohë, ai ka qenë gjithashtu edhe mbajtës i drogës, duke garantuar sigurinë e vendeve ku magazinohej. Përveç kësaj, thuhet në dosjen e prokurorisë Elvis Jaupaj, gjithashtu ka qenë i regjistruar në mesin e subjekteve përgjegjëse për organizimin e një importi të madh kokaine nga Ekuadori në Holandë, i cili ka ndodhur në janar të vitit 2017.

Në këtë periudhë 973 kg kokainë u dërguar nga vendet e Amerikës Latine në Europë. Elvis Jaupaj, organizoi më shumë dërgesa të kokainës nga Holanda në Itali dhe pikërisht në datën 5 shkurt 2017 rreth 14.5 kg përfunduan duke u kapur nga policia e Torinos. Ndërsa në datën 11 shkurt 2017, u kapën rreth 11.5 kg kokainë nga policia e Romës. Rezulton se që prej datës 25 nëntor Elvis Jaupaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Firences, dhe në muajin shtator 2020 është arrestuar në Vlorë. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në Vlorë dhe nuk rezulton të jetë marrë me aktivitet kriminal, brenda territorit të vendit tonë.

Ndërkohë Gentjan Manaj, shoku i fëmijërisë së drejtuesit të këtij grupi, Gramoz Rrexhepi, pasi janë të dy nga fshati Velçan i Vlorës, rezulton aktiv në disa dërgesa të tjera me kokainë. Sipas policisë Manaj, qëndronte mes Vlorës dhe Tiranës, ku në Tiranë mësohet se ishte punësuar si shofer në një kompani ndërtimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco