Valixhe me eksploziv në mes të Prishtinës?! Bllokohet rruga 'Bill Klinton'

Valixhe me eksploziv në mes të Prishtinës?! Bllokohet rruga 'Bill Klinton'

12:47, 21/09/2020
A+ Aa A-

 

Një valixhe e dyshimtë është lënë në mes të rrugës ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Në një përgjigje për arbresh.info,  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë marrë nformacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore.

Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco