Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

EMRI/ Aksident me vdekje në Peqin

EMRI/ Aksident me vdekje në Peqin

12:52, 21/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin.

Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një motor, duke shkaktuar një të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur me emrin ‘Kryqëzimi i Gjoçajve’. 

Viktimë mësohet se është një 63-vjeçar i identifikuar si Xhelal Toli.

Policia Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Gjocaj,  shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç,  banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco