Infektohet me Covid -19 polici rrugor në Berat

Infektohet me Covid -19 polici rrugor në Berat

12:34, 21/09/2020
A+ Aa A-

"Pozitiv" me Sars Cov-2 është konfirmuar edhe një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Polici rrugor mësohet se ka qënë duke patrrulluar deri dy ditë më parë, kur edhe ka kryer "tamponin", pasi kishte pasur temperaturë të lartë dhe kollë.

Ai është karantinuar dhe bashkë me të janë karantinuar edhe kolegët e tij të shërbimeve të turnit. Tamponët "pozitiv" të efektivit të policisë dhe mësuesve kanë mbërritur pasditen e djeshme pranë DSHP Berat, së bashku edhe me tamponet e 5 shtetasve të tjerë të infektuar në Berat e Kuçovë, që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme.

Burimet zyrtare pranë Inspektoriatit të Higjenës dhe DSHP Berat bëjnë me dije se, është kryer dezinfektimi edhe dezinfektimi i disa ambjenteve në DPV Berat, ndërkohë që mjekët epidemiologë janë duke kryer edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të personave të infektuar me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco