Shtohet numri i mësuesve të infektuar me Covid - 19, 4 raste në një shkollë në fshatin Mbrrakull në Poliçan

Shtohet numri i mësuesve të infektuar me Covid - 19, 4 raste në një shkollë në fshatin Mbrrakull në Poliçan

12:26, 21/09/2020
A+ Aa A-

4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Mësuesit udhëtonin të gjithë së bashku në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qenë në punë.

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt "pozitivë".

Menjëherë pas kësaj,mësuesit janë karantinuar, ndërkohë që janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës.

Burimet zyrtare pranë Inspektoriatit të Higjenës dhe DSHP Berat bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco