Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Banda e babagjyshëve’, ja çfarë ka ndodhur ditët e fundit me Ilir Kupën

‘Banda e babagjyshëve’, ja çfarë ka ndodhur ditët e fundit me Ilir Kupën

12:16, 21/09/2020
A+ Aa A-

Ilir Kupa është futur në regjimin BIS-41 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Kupa është izoluar në regjimin e ri si person me rrezikshmëri të lartë.

Kupa është njëri ndër të dënuarit shqiptarë që u arratis me bujë nga burgu i Trikallas në Greqi në vitin 2013 duke shkaktuar tërmet në sistemin e drejtësisë në shtetin helen.

Ai bëri bujë edhe me grabitjen e në qendrën tregtare në prag të vitit të ri, ku një grup personash të veshur si Babagjyshë të Vitit të Ri u futën në një argjendari duke marrë me vete sasi të mëdha floriri.

Pas arrestimit, Kupa u dënua me 23 vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Anëtarët e ‘Bandës së babagjyshëve’ u arrestuan në vitin 2014 nga Policia e Shtetit.

Grupi përbehej nga 11 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Banda përbëhej nga Ilir Kupa; Fatmir Pjetri; Agustin Sula; Julian Qerushi; Dritan Kola; Saimir Kala; Mark Shpendi; Hajdar Sefa; Lin Kala; Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Mes grabitjeve të famshme të grupit është ajo e vitit 2014 në një qendër tregtare në Tiranë ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Hetimet zbardhën mekanizmin e funksionimit të grupit ku fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët dhe 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre nga pikasja e biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej. /AbcNews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco