EMRAT/ Plagosja te ‘Astiri’, në kërkim edhe dy të tjerë, mes tyre edhe një vajzë 19-vjeçare

EMRAT/ Plagosja te ‘Astiri’, në kërkim edhe dy të tjerë, mes tyre edhe një vajzë 19-vjeçare

12:08, 21/09/2020
A+ Aa A-

Plagosja e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, duket se po merr të tjera zhvillime.

Mësohet se janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë.

Burimet njoftojnë se është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.

Mehmetaj është në kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest në burg” pasi akuzohet për një tjetër tentativë vrasjeje.

Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqaraj duke e plagosur në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco