Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

EMRI/ Policia i gjen në banesë 203 kg hashash, kush është babai me dy djemtë që u kapën në Fushë Krujë Foto ilustruese

EMRI/ Policia i gjen në banesë 203 kg hashash, kush është babai me dy djemtë që u kapën në Fushë Krujë

11:39, 21/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një 59-vjeçar në Fushë Krujë

I arrestuar është Flamur Zalla dhe është ndaluar për faktin se gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 203 kg lënë narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij përkatësisht shtetasi E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, të cilët gjithashtu janë pjesëmarrës në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit

Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco