Gjimnazistja del pozitive me koronavirus, testohet e gjithë klasa

Gjimnazistja del pozitive me koronavirus, testohet e gjithë klasa

11:26, 21/09/2020
A+ Aa A-

Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive me koronavirus.

Nxënësja ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Rrjedhimisht, DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën për të verifikuar nëse ka nxënës të tjerë të prekur nga koronavirusi. 

Më herët u raportua se një edukatore e një kopshti në Kuçovë, bashkë me fëmijën e saj, janë infektuar me Covid-19.

Fëmija ishte pjesë e njërit prej grupeve të fëmijëve në kopsht. Pas mësimit për infektimin e tyre, edukatorja bashkë me familjen e saj janë karantinuar. Po ashtu dhe 12 fëmijët pjesë e grupit të edukatores janë karantinuar dhe pritet të bëjnë testimin.

Ndërkohë kopshti është dezinfektuar dhe grupet e tjera të fëmijëve pritet të vazhdojnë mësimin si zakonisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco