Spanjë/ Plantacion gjigand me 10 ton marihuanë në mes të pyllit, arrestohen dy shqiptarë Policia spanjolle në plantacionin e zbuluar.

Spanjë/ Plantacion gjigand me 10 ton marihuanë në mes të pyllit, arrestohen dy shqiptarë

11:01, 21/09/2020
A+ Aa A-

Saragosa - Policia Kombëtare e Spanjës zbuloi në një pyll në Huesca, një plantacion me gati 10 ton marijuanë dhe arrestoi dy anëtarë të bandës shqiptare që ishte përgjegjëse për këto tonelata marihuana në shkallë të gjerë. Pesë shqiptarë të tjerë janë identifikuar. Operacioni ka ndodhur në 5 gusht 2020 dhe hetimet janë në vazhdim sepse bandat shqiptare kanë pushtuar territore të mëdha për të kultivuar kanabisin.

Ky zbulim ishte vetëm një ndër shumë që kanë nisur nga Policia në këtë vend, pasi grupet kriminale shqiptare kanë një sistem organizimi të veçantë në llojin e tyre dhe kanë gjetur në Pirenej një sistem të përsosur infrastrukture, ujitje, fshehje për kultivimin e bimëve narkotike në masë.

Huesca, një provincë në verilindje të Spanjës, ishte zona ku qe mbjellë një plantacion marihuane në shkallë të gjerë, i fshehur në një pyll në afërsi të Aguero, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti.

Në këtë operacion, dy anëtarë të bandës shqiptare, që ishin në krye të mbjelljes së këtyre kulturave, u arrestuan dhe pesë shtetas të tjerë të atij vendi që ishin rekrutuar për të punuar fermat e këtij lloji në Spanjë janë identifikuar.

Ferma ishte e fshehur në pyllin me pisha. Aty ishin rritur 7,828 bimë marihuanë, me një peshë totale prej 9,5 tonë. Zona ishte pajisur me gomone dhe sisteme ujitjeje.

Siç raportohet nga Policia Kombëtare, kjo fermë ruhej vazhdimisht nga një shtetas me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në vend. Përveç kësaj, një anëtar tjetër i organizatës, i cili ishte i ngarkuar me furnizimin dhe detyrat e infrastrukturës, u arrestua.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ky operacion ka bërë të mundur gjithashtu identifikimin e pesë shqiptarëve të tjerë që kjo organizatë e trafikut të drogës kishte rekrutuar në atë vend dhe transferuar në Spanjë për t'u kujdesur dhe monitoruar plantacione të ngjashme.

Ky është plantacioni i katërt i këtij lloji që është çmontuar deri më tani këtë vit nga Policia Krahinore e Huesca. Në total, 31,698 bimë janë shkatërruar, gjithsej 18.5 tonë marijuanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco