Infektohet edukatorja me fëmijën e saj, pozitive dhe një punonjëse fasonerie

Infektohet edukatorja me fëmijën e saj, pozitive dhe një punonjëse fasonerie

21:44, 20/09/2020
A+ Aa A-

Covid-19 rikthehet në Kuçovë,me infektime në institucione publike e private. Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe dalin pozitive me Covid-19. E infektuar edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës.

Rastet me Covid-19 kanë njohur rritje në qytetin e Kuçovës. Pas konfirmimit të 6 rasteve pozitive disa ditë më parë,që rezultuan të ishin pensionistë,tashmë rastet janë shtrirë edhe në institucionet publike. Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopsht, kanë rezultuar të prekura me SarsCov2.

Edukatorja ka qenë në punë deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ajo dhe vajza e saj e kanë rezultuar “pozitive”.

Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj,ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte, të cilët do t'i nënshtrohen testimit.

Edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo e ka ndërprerë marrëdhënien me punën vetëm ditën që ka bërë tamponin, duke vënë në alarm koleget e saj më të afërta dhe gjithë punonjëset e repartit ku ajo punonte.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se është kryer dezinfektimi i kopshtit dhe fasonerisë në Kuçovë si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco