‘Të hudh në erë…’/ Arrestohet i riu, kërcënoi me mesazh në rrjetin social oficerin e policisë

‘Të hudh në erë…’/ Arrestohet i riu, kërcënoi me mesazh në rrjetin social oficerin e policisë

20:53, 20/09/2020
A+ Aa A-

Një oficer policie në kryeqytet është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një i ri tashmë i vendosur nën hetim nga prokuroria. I dyshuari identiteti i të cilit për shkaqe hetimore identifikohet nga hetuesit  si shtetasi S . Ogici i shkroi oficerit të policisë së Tiranës frazën ” të hudh në erë !” . Kërcënimi mendohet se ka lidhje me detyrën e oficerit .

Burimet e prokurorisë së kryeqytetit shpjegojnë se hetimi është regjistruar për veprën e kanosjes për shkak të detyrës dhe për këtë shkak janë administruar edhe të dhënat kompjuterike të llogarisë së facebook që i përket oficerit denoncues me inicialet E. R  32 vjeç dhe gjithashtu edhe llogaria e  Ogicit.

Oficeri që shërben në një komisariat në Tiranë dëshmon se kërcënimi ka lidhje me detyrën , pasi ai nuk ka asnjë konflikt tjetër.

“Jam i bindur se një shtetasi me këtë mbiemër mund t’i kem vendosur një gjobë pra mase administrative, por nuk mbaj mend kohën, natyrën e shkeljes apo personin” thekson para hetuesve efektivi i policisë.

Burimet e prokurorisë shtojnë per TopChannel se janë kryer këqyrjet në sistemin TIMS për të konfirmuar nëse egziston apo jo një person me identitet të tillë , ndërkohë që komunikimet elektronike të të dyshuarit që shfaqet në facebook si admirues i automjeteve luksoze janë ekspertuar nga specialistet kundër krimeve kibernetike .

Teksa edhe  policia është vënë në kërkim të kërcënuesit, oficeri i policisë që kërkon hetime pas ndihet i rrezikuar për jetën sipas burimeve është këshilluar  nga prokurorët që mos ta mbyllë llogarinë e tij në facebook.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco