Ja urdhër arresti që çoi në arrestimin e porositësit të dy vrasjeve në Elbasan

Ja urdhër arresti që çoi në arrestimin e porositësit të dy vrasjeve në Elbasan

19:10, 20/09/2020
A+ Aa A-

Abc News ka siguruar urdhër arrestin që lëshoi prokuroria e Elbasanit për Erion Alibejn (Dylgjeri) i arrestuar në datë 18 shtator me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në korrik, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ndërkohë që është i dyshuari kryesor edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës.

Urdhër arresti është firmosur nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Pasi erdhi në Shqipëri ai u arrestua për një plagosje dy vite e gjysmë më parë, ndërsa ishte në arrest shtëpie aktualisht, por kjo nuk e pengoi që të porosite vrasjet, që dyshohet se kanë shkak prishjen e pazareve të drogës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco