I plagosuri u qëllua pranë pallatit ku banon, si ndodhi ngjarja

I plagosuri u qëllua pranë pallatit ku banon, si ndodhi ngjarja

18:48, 20/09/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit shtetasi, Spartak Beqaraj.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se janë dëgjuar dy të shtëna, ndërsa i plagosuri Spartak Beqaraj duke mbajtur këmbën me duar është ulur në bordurat pranë lokalit.

Të shtënat kanë alarmuar fillimisht qytetarët të cilët kanë qenë të pranishëm.

Ndërkohë autori mësohet se është larguar duke vrapuar në rrugicat e lagjes.

I plagosuri mësohet se është banor i pallatit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa është dëmtuar në gishtat e këmbës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco