Futi komshien në rrotat e makinës/ Ja çfarë thanë autori dhe e plagosura për policinë

Futi komshien në rrotat e makinës/ Ja çfarë thanë autori dhe e plagosura për policinë

17:03, 20/09/2020
A+ Aa A-

Një sherr midis komshinjsh për pak sa nuk ka përfunduar në mënyrë tragjike ditën e sotme në Shkodër.

Një person i identifikuar si Hilë Mosi, rreth 50 vjeç, u arrestua nga policia në njësinë Gur i Zi, pasi futi nën rrotat e makinës komshien e tij, shtetasen Katrina Hila, 54 vjeçe.

54 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo e fundit ka rrëfyer se si Hilë Simoni, ka një konflikt me bashkëshortin e saj, ndaj e ka dhunuar.

”Fillimisht më goditi dhe më pas më zuri me makinë”-  ka thënë e dëmtuara për mediat.

Por në dëshminë e tij autori jep një version të kundërt.

Ai thotë se ka qenë 54 vjeçarja që i ka dalë me levë hekuri për ta vrarë.

Po ashtu ai sqaron se e zuri me makinë nga frika se mos e godiste me levë.

”Katrina Hila më doli para me një levë hekuri për të më vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë.”- tha Hilë Simoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco