EMRAT/ 61-vjeçari rreh fqinjen dhe e vë nën rrotat e makinës, si nisi sherri

EMRAT/ 61-vjeçari rreh fqinjen dhe e vë nën rrotat e makinës, si nisi sherri

15:50, 20/09/2020
A+ Aa A-

Një 61-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi dhunoi 55-vjeçaren Katrina Hila, dhe e përplasi me makinë.

Ai është identifikuar si Hilë Simoni nga fshati Guri i Zi.

Mëngjesin e sotëm, gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj i doli para dhe e rrahu duke e vendosur para gomave të makinës.

Palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre. Bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt, i cili ka vijuar deri më tani.

55-vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka gjetur 55-vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve dyshohet se 61-vjeçari Hilë Simoni përpara se ta godiste dha ta vendoste nën rrotat e makinës, e ka rrahur 55-vjeçaren Katrina Hila, dhe pas dhunës fizike, më pas e ka zënë me makinën e tij.

Pas kësaj ngjarje ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 61-vjeçarit Hilë Simoni.

55-vjeçarja ka treguar ngjarjen e rëndë për policinë se fillimisht Hilë Simoni e ka goditur dhe më pas e ka zënë me makinë.

Kurse 61-vjeçari ka bërë një deklarim të kundërt duke thënë se ka qenë 55-vjeçarja Katrina Hila që i ka dalë para me një levë hekuri për ta vrarë dhe në atë moment nga frika e ka zënë me makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco