Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

'Si nuk u provua dot se Sokol Hoxha ishte vrasësi i shumëkërkuar'

'Si nuk u provua dot se Sokol Hoxha ishte vrasësi i shumëkërkuar'

12:43, 20/09/2020
A+ Aa A-

Një sherr në qytetin e Birminghamit në Angli, do të prangoste një shqiptar me emrin Sokol Hoxha. Nga një kërkim i shpejtë në bankën e të dhënave të policisë angleze rezultoi se një person me emrin Sokol Hoxha ishte i kërkuar në Belgjikë për vrasjen e gruas së tij Brunilda, Dervishi, në vitin 2010.

Editori i krimeve i gazetës Sunday Express, Jon Austin, i ka kushtuar një shkrim historisë së Sokol Hoxhës, i cili krahas vrasjes së bashkëshortes kërkohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Patos. Policia britanike mendonte se i arrestuari në Birmingham ishte i kërkuari në Belgjikë, shkruan TCH.

Ky arrestim vuri në lëvizje të menjëhershme edhe Drejtorinë e Interpol Tiranës, e cila Sokol Hoxhën e ka në listën e personave më të kërkuar, madje vitin e shkuar ai shpall si  një ndër 10 më të kërkuarit në qarkun e Fierit. Për Interpol Tiranën, Sokol Hoxha është një person që prej 23 vitesh i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë ndodhur në vitin 1997.

Menjëherë nisën procedurat e ekstradimit në gjykatën e Londrës dhe me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, shkruan Sunday Express. Sokol Hoxha tha se ishte qytetar i Serbisë. Ai paraqiti një dokument me datë dhe vendlindje të ndryshme nga Sokol Hoxha i kërkuar nga Belgjika dhe Shqipëria.

“Si Shqipëria ashtu edhe Belgjika e kishin të pamundur t'i sillnin gjykatës si prova shenjat e gishtërinjve apo AND-n e të kërkuarit Sokol Hoxha”, shkruan Jon Austin.

Në të tilla kushte gjykatësi Paul Goldsmith e la të lirë Sokol Hoxhën e Birminghamit, pasi nuk mund të vërtetohej se ai ishte vrasësi  i shumë kërkuari i Shqipërisë dhe Belgjikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco