'Mafia viterbo' e përbërë dhe nga shqiptarë, që e terrorizuan prej vitesh qytetin

'Mafia viterbo' e përbërë dhe nga shqiptarë, që e terrorizuan prej vitesh qytetin

11:47, 20/09/2020
A+ Aa A-

Jo një mafie tradicionale për të cilën "fjala është e mjaftueshme", "me një emërtim të kontrolluar të origjinës", si mafia tradicionale, 'Ndrangheta, Camorra dhe kurora e shenjtë e bashkuar.

Por përsëri mafia, me ose pa një emër, sipas paragrafit të tretë të nenit 416 që lidhet me grupet mafioze çoi në dënimin e nëntë nga trembëdhjetë të arrestuarit në operacionin blitz të 25 janarit 2019.

Ishte maksimumi i hetimit të karabinierëve të koordinuar nga DDA të Romës me prokurorët italian që bënë të mundur shkatërrimin e një grup kriminal italo- shqiptare të cilët ishin aktiv që nga janari i 2017 deri në dhjetor të 2018 .

Midis viktimave të bandës së drejtuar nga shqiptari Ismail Rebeshi dhe italiani Giusepper Trovato ishin avokat si Roberto Alabiso, madje dhe disa politikan si këshilltari aktual i qytetit Claudio Ubertini i goditur përmes dy djemëve të tij.

Më 11 qershor të këtij viti ju është dhënë dënime për gati 100 vite burg ‘mafia Viterbo’ është një ashtëquajtur ‘ mafie jo-tradicionale’ e ngjashme me klanin famëkeq Fasciane të Ostias.

Por gjithmonë mbetet një grup i ngjashëm me mafien.

Gjatë përgjimeve dy krerët Rebeshi dhe Trova janë shprehur:

'Është Gamberone, por do ta rregullojmë ne. ‘Por them që Codino po e telefonove vjen’. ' Ti mbaj problemet e tua ndërsa unë të mijat duke ndihmuar njëri –tjetrin’ ‘ne duhet të kuptojmë njeri –tjetrin vetëm duke u parë në sy’ .

Ndërsa një bisedë tjetër është midis shefit të Trovodo ( dënuar me 13 vjet e 4 muaj) dhe partnerës së tij Fouzia Oufir ( dënuar me 5 vjet e 4 muaj) është shumë domethënëse.

‘Ata janë njërez të fortë fizikisht- thotë shefi – por ato nuk kanë forcë psikologjike... E kuptove?! Nuk kanë asnjë vizion... janë të zgjuar në një mënryë por janë këlysh nga ana tjetër, ju pëlqejnë të komandojnë por pa tru’ .

Duke folur për Viterbon magjistrati italian nënvizon :

'Ajo ka qënë gjithmonë një provincë me një cilësi jetese të mesme si për nga pasuria ashtu dhe për nga siguria. Në thelb  duhet të konsiderohet një qyteti i qetë në provincën italiane’.

‘Që nga viti 2017- vazhdon ai- një seri ngjarjesh anormale janë regjistruar në Viterbo krahasuar me jetën e qetë në qytet. Të pandehurit vepruan në marrëveshje me njëri- tjetirn për kryerjen e një numri potecialisht të papërcaktuar krimesh, duke përfshirë sektorë të ndryshëm, përfshirë dhe atë ekonomik përmes metodave të rrepta mafioze, me përdorim sistematik të dhunës praktikuar kryesisht me sulme zjarrvënëse, por edhe me përdorimin e armëve dhe karakterizohet nga nënshtrimi dhe heshtja jo vetëm të njerëzëve të sektorëve të prekur nga veprimet, por edhe të gjithë komunitetin.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco