Policia arreston dhëndrin që donte të vriste veten, si e lëshoi armën pas 5 orëve negociata

Policia arreston dhëndrin që donte të vriste veten, si e lëshoi armën pas 5 orëve negociata

11:17, 20/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar Elton Metën, 31-vjeçarin nga fshati Peshtan, i cili kërcënonte familjen e gruas së tij në Zhupan dhe nga oborri i shtëpisë së saj kërkonte të mos afrohej Policia, sepse do të vriste veten.

Mbi të arrestuarin rëndojnë tre akuza: "Armëmbajtja pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje"

Policia ka treguar hollësitë e operacionit që u zhvillua për tërë natën në Zhupan të Fierit, 5 orë negociata për ta bindur dhëndrin, baba i një fëmije të mitur, të lëshonte armën nga dora dhe të vetvritej. Situata ka qënë e nderë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të Metës.

Policia njoftoi se “shërbimet e DVP Fier, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, një shtetas po tentonte të vriste veten me armë zjarri, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrezik për jetën e tyre, por edhe të autorit, pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, si dhe u ngrit grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori.

Ndërkohë u morën masa sigurie për banorët përrreth duke vendosur perimetër sigurie dhe pas afro 5 orë negociatash mes RENEA-s dhe 31-vjeçarit, u bë e mundur që ky shtetas të bindej për të mos kryer vetvrajse dhe t'i dorëzohej shërbimeve të Policisë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Meta, 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do të vriste veten me armën që dispononte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco