Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Korçë, operacion për arrestimin e shpërndarësit më të madh të heroinës, i kërkuari nga OFL Pamje nga operacioni

Korçë, operacion për arrestimin e shpërndarësit më të madh të heroinës, i kërkuari nga OFL

10:07, 20/09/2020
A+ Aa A-

Prokuroria dhe Policia e Korçës, pas një hetimi disamujor mbi shpërndarësit e drogave të forta në qytet, vunë në pranga Zalmir Qytetin, një 35-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërndarjes së saj.

Ky person rezultonte i dënuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ishte edhe subjekt i OFL-së, që i ka kërkuar të bëjë deklarimin e burimeve të pasurisë.

Krahas Qytetit, u proceduan penalisht në gjendje të lire edhe 7 persona të tjerë dhe u sekuestruan heroinë në gjendje të ngurtë dhe ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe një sasi prokusori.

Policia njoftoi se në kuadrin e operacionit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u arrestua Zalmir Qyteti, 35 vjeç, banues në Korçë , i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco