Pengmarrja në Fier, prindërit e 31-vjeçarit flasin për debatet e djalit të tyre me nusen

Pengmarrja në Fier, prindërit e 31-vjeçarit flasin për debatet e djalit të tyre me nusen

10:01, 20/09/2020
A+ Aa A-

Nëna e 31 vjeçarit që tentoti të vriste veten në shtëpinë e vjehrrit, Sabire Meta është shprehur se djali i saj Eltoni ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se nusja ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën 1 vjeç e gjysëm dhe kjo ka bërë që ai të tentonte vetvrasjen.

‘Djali kaloi në depresion prej nuses, se sillej shumë keq nusja me të. E morëm të vogël, dhe më thoshte të nesërmen ‘jam bërë pishman’. Iku nga shtëpia mori dhe vajzën e mitur, 1 vjeç e gjysmë. E mora në telefon dhe i thashë o Ina pse e bëre këtë, o ma më tha unë se dua më djalin tënd. E pashë që shkruante në telefon por nuk e dija se po na e punonte’ është shprehur ajo për Faxnews.

'I them djalit o vëlla shkojmë bashkë dhe e marrim, fola me gjyshen e saj në telefon dhe i thashë se ti je plakë pse i nxit gjërat. I ngritën kurth djalit, e ka denoncuar në rajon atë ditë që iku nusja nga shtëpia. Djali iku në drejtim të paditur, kishte ikur në Malin e Tomorrit, djali në muajin Prill ka bërë një aksident të rëndë, e keni dhe në gazeta. Ndoshta ka kaluar dhe nga kjo, policia e ndihmoi shumë se ai kishte thënë që do të vetëvritej. Siç ma nxiu ajo mua pragun e shtëpisë, ashtu ia nxiftë dhe asaj”, shprehet  më tej Meta.

Ndërkohë babai i 31-vjeçarit u shpreh:

Policia nuk e ndihmoi djalin, kaloi në depresion dhe e gjetën në Malin e Tomorrit, ai kaloi në depresion prej xhelozisë së gruas, se thoshte ajo që burri ka 3-4 dashnore.

Gjatë ditës së djeshme Elton Meta tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s për neutralizimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco