Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Sherri për vdekje i dy shoferëve në Shkozet, arrestohet për vrasje djali i ish-Drejtorit të Burgut Në foto, viktima, Idajet Dulla.

Sherri për vdekje i dy shoferëve në Shkozet, arrestohet për vrasje djali i ish-Drejtorit të Burgut

09:05, 20/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar Arbër Koten, autorin e vrasjes me thikë në Shkozet të Idajet Dullës. 33-vjeçari Dulla vdiq pasi ishte ishte qëlluar me thikë në zemër.

Autori i krimit zbulohet se është Arbër Kote, 26 vjeçari nga Durrësi, djali i i ish-Drejtorit të Burgut, Astrit Kotes. I arrestuari Kote punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zone, kurse viktima Dulla drejtonte një furgon mallrash, që me sa duket i kishte zënë rrugën shoferit të fasonerisë.

Për këtë shkak, mes dy shoferëve ka nisur një konflikt i ashpër, që përfundoi me përdorimin e thikës dhe vdekjen e shoferit të furgonit.

33-vjeçari Idajet Dulla u dërgua në Spitalin rajonal të Durësit, por nuk i mbijetoi plagës vdekjeprurëse në zemër.

Policia e Durrësit njoftoi se " menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco