Arrestohet 'muratori' shqiptar në Itali/ Ja si e ‘nuhati’ policia shpërndarjen e kokainës

Arrestohet 'muratori' shqiptar në Itali/ Ja si e ‘nuhati’ policia shpërndarjen e kokainës

21:53, 19/09/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Como-s. Arrestimi është bërë 1 ditë më parë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale  E.M., 39-vjeç, banor i ligjshëm i zonës së Cantu, i cili punonte si murator, raportojnë mediat italiane.

Sipas tyre, shqiptari ishte me precedentë në fushën e drogës, pasi ishte kapur për tregtimin e kokainës.

Ditët e fundit, në Cantù, një vend afër Milanos, agjentët ishin duke kontrolluar disa të varur nga droga, të cilët kishin kokainë.

Ata kishin ‘nuhatur’ se furnizuesi ishte një banor në atë zonë dhe pikërisht këtu nisën hetimet, të cilat çuan në identifikimin personit dhe gjurmimin e tij.

Ndjekja e shqiptarit zgjati për disa ditë dhe përfundoi dje, pasi agjentët vunë re dy persona që shkëmbenin shpejt diçka. Një nga të dy ishte shtetasi E.M.

Menjëherë policia ndërhyri duke arrestuar personat.

Policia mundi të sekuestronte kokainën, të të njëjtit lloj me atë të ditëve të fundit. Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjet edhe materiali i paketimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco