Makina përplas motorin në Durrës, transportohen në spital dy persona

Makina përplas motorin në Durrës, transportohen në spital dy persona

19:06, 19/09/2020
A+ Aa A-

Duke udhëtuar me motor, dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë, ndërsa të plagosurit janë shtetasit D.Gj., rreth 42 vjeç dhe V.M., rreth 36 vjeç.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë, një mjet me drejtues shtetasin A.K., është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin D.Gj., rreth 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin V.M., rreth 36 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco