FOTO/ Ky është i riu i vrarë sot në Durrës, pas sherrit për rrugën

FOTO/ Ky është i riu i vrarë sot në Durrës, pas sherrit për rrugën

16:56, 19/09/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur në Durrës pasditen e sotme.

Arben Koti, shoferi i një furgoni që transportonte punonjësit e një kompanie ka vrarë me thikë 34-vjeçarin Idajet Dulla.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55 minuta në zonën e Plepave në Durrës.

Ai punonte si punëtor karburanti në Durrës, ku edhe banonte.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Idajet Dulla ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur është gjendur përballë me furgonin e Arben Kotit.

Këtu ka nisur dhe sherri për parakalimin dhe më pas bllokimin e rrugës.

Mësohet se Koti e ka qëlluar direkt me thikë në zemër të riun Dulla, duke i marrë jetën. Më pas autori i krimit ka ikur me vrap, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Image

Idajet Dulla

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco