EMRAT/ Krimi në Durrës, identifikohet autori i vrasjes së Dullës

EMRAT/ Krimi në Durrës, identifikohet autori i vrasjes së Dullës

16:35, 19/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

34-vjeçari Idajet Dulla ka ngelur i vdekur si pasojë e një goditjeje me thikë në zemër.

Ai është dërguar me urgjencë në spital pasi është qëlluar me thikë, por atje ka mbërritur i vdekur Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave në afërsi të shinave të trenit.

Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari dyshohet se u qëllua nga shoferi i një furgoni.

Arben Koti dyshohet se është autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Durrës.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco