EMRI/ Vrasje në Durrës, viktima u gjet në zonën e Plepave

EMRI/ Vrasje në Durrës, viktima u gjet në zonën e Plepave

16:02, 19/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme.

Pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme, një tjetër person është vrarë sot.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën, i cili është gjetur i vrarë me thikë pasditen e sotme në Durrës.

Krimi ka ndodhur në zonën e Plepave.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco