Dritan Rexhepi nis fotografinë e tij të fundit nga Ekuadori dhe një mesazh të koduar!

Dritan Rexhepi nis fotografinë e tij të fundit nga Ekuadori dhe një mesazh të koduar!

14:20, 19/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha i cili ka kryer edhe një intervistë më herët me Dritan Rexhepin, i cili konsiderohet si kreu i organizatës “Kompania Bello” e cila u godit së fundmi nga një operacion i gjerën ndërkombëtarë, ka publikuar në faqen e tij një fotografi të fundit të Rexhepit.

Hoxha i cili shkruan se sapo ja kanë dërguar nga Ekuadori ku Rexhepi gjendet në burg, ka nxjerrë edhe fotografinë e një taksie në këtë shtet me targa, “0035 KÇK”, e cila sipas gazetarit jo më kot të kujton moton e kryeministrit Rama “Kap Ça të Kapësh”.

Ai gjithashtu shkruan, se uroj që të mesazhi të mos thotë, se iështë kapur vetëm një nga degëzimet e rrjetit…

Posti i plotë i gazetarit Artan Hoxha

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito...

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014....

Praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu...

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,

“0035 KÇK”...

e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”...

Uroj qe mesazhi te mos thote, se “eshte kapur ‘tropojani’(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”...

Kampionati vazhdon...

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 19/09/2020 14:41

Nuk do shume te kuptohet ze në gazetarine tone mbizoteron injoranca. Nuk arrijne te dallojne as nje targe te BE, dhe pertojne te bejne nje kerkim te shkurter në web. Kompania e taksise eshte spanjolle dhe me shume gjasa nga barcelona. Bejne pershesh duke u veteshpallur gazetare investigative

Shto koment

Denonco