Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ Arrestohet këngëtarja kosovare në Morinë, po hynte në Shqipëri e armatosur

EMRI/ Arrestohet këngëtarja kosovare në Morinë, po hynte në Shqipëri e armatosur

13:59, 19/09/2020
A+ Aa A-

Eshte ndalur nga policia nje person në Morinë pasi kishte armë me vehte.

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetase kosovare, e cila ka tentuar të hyjë në Shqipëri, duke mbajtur një armë zjarri me vete.

Ndërkohë mesohet se ajo është një këngëtare kosovare dhe po drjetonte nje, makionë  “Audi”.

Gjatë kontrollit, këngëtares i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë.

Mësohet se personi i nadaluar këngtëtarja Fjolla Morina, e cila ka qenë duke hyrë në Shqipëri me mjetin e saj tip “Audi Q7”.

Ja njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opinisti19/09/2020 18:36

Aka lidhe fjolla morins me sara neli

Shto koment

Denonco